Rabotniçki ka përfunduar garat që në raundin e parë, pasi sot në transfertën në Hungari kundër Honvedit pësoi disfatë të thellë 0:4, njofton “infOSport.mk”.
Nga dy gola në secilën pjesë shënoi skuadra hungareze, e cila avansoi me golin e shënuar nga Filip Holender, që shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit Dean Mitrev. Po i njëjti futbollistë në minutën e 16-të shënoi edhe golin e dytë, me të cilin u mbyllë pjesa e parë.
Edhe pse ndoshta u prit një kundërpërgjigje nga “romantikët” gjatë pjesës së dytë, një gjë e tillë nuk ndodhi, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan vendasit, të cilët me anë të Danilo shënuan edhe dy gola të tjerë.
Fillimisht në minutën e 62-të braziliani doli të jetë i saktë nga pika bardhë, ndërsa Herera i Rabotniçkit u ndëshkua me të kuq, teksa i njëjti në minutën e 84-të shënoi edhe golin e dytë personal.
Me këtë disfatë Rabotniçki përfundoi garat që në fazën e parë, edhe përkundër faktit se ambiciet e “romantikëve” ishin më të mëdha.