FC Shkupi me 12 korrik në transfertën në Skoci ndaj Gllazgou Renxhers pësoi disfatë 0:2, mirëpo me lojën që treguan në fushën e blertë djelmoshat “bardhekaltër” lanë një përshtypje shumë të mirë, duke inkurajuar tej mase edhe tifozët e tyre më të flaktë, që paralajmërojnë një spektakël nesër në arenën “Filipi i Dytë”.
Ramadani në konferencën për shtyp tha se do të paraqitet me skemën e njëjtë, mirëpo duke kërkuar nga futbollistët e tij të jenë më agresiv në zonën e tretë, me qëllim që ti largojnë futbollistët kundërshtarë sa më larg golit.
“Do të luajmë me të njëjtin sistem, mirëpo vetëm dhet të jemi më agresiv në zonën e tretë, me qëllim që ti largojmë futbollistët kundërshtarë sa më larg golit tonë. Përgatitja fizike nuk është në nivel, si te skuadra jonë, ashtu edhe te kundërshtari, mirëpo mendoj se do të ketë momente kur neve do të jemi më agresiv dhe do të kërkojmë golin e shumë dëshiruar, edhe pse normalisht që duhet të jemi shumë sy hapur që mos të ju lëmë hapësira futbollistëve kundërshtarë për të na ndëshkuar” – tha Ramadani në pyetjen tonë, nëse FC Shkupi do të luaj me skemën e njëjtë edhe në ndeshjen e sotme në Shkup ndaj gjigandëve skocez të Renxhersit.