Pasi mbrëmë drejtuesit e Interit shkarkuan nga posti i trajnerit, Stefano Piolin, të tjera ndryshime kanë ndodhur te Interi. Ditën e sotme është zyrtarizuar edhe administratori i ri ekipit “zikaltër”, që do të jetë Valter Sabatini.
Mediat italiane shkruajnë se kinezët e Suning do t’ia besojnë pikërisht atij ngritjen e Interit të suksesshëm duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.
Sipas tyre, ka qenë pikërisht Sabatini, ai i cili ka kërkuar shkarkimin e Piolit, pasi dëshira e tij është që te Interi të sjellë një trajner të klasit botëror. Ndërkohë, parashikohen të tjera ndryshime ne stafin drejtues ku edhe roli i Piero Auzilios në skuadër tani nuk është më i sigurtë.
Me angazhimin e Sabatinit, pronarët e rinj të Interit kanë bërë një investim mjaft të mirë pasi vlerat dhe arritjet e tij janë të pamohueshme, ashtu që në krye me të, Interi pritet të ketë një merkato të nxehtë.