Mbrojtësi brazilian i Juventusit, Aleks Sandro është joshur nga propizimi i Paris Sen Zhermenit dhe seriozisht është duke menduar largimin e tij nga Juventusi gjatë kësaj merkatoje.
Të dy klubet po negociojnë për transferimin e mbrojtësit, ndërsa problem është shuma prej 10 milion eurove. Drejtuesit e Paris Sen Zhermenit u kanë ofruar homologëve të tyre të Juves 40 milion euro për shërbimet e brazilianit, ndërsa kërkesa e këtyre të fundit është plotë 50 milion euro.
Paris Saint-Germain agree personal terms with Alex Sandro https://t.co/fAkcQo81Md pic.twitter.com/TJYbs6i4Lp
— 9Sport (@9Sport1) July 16, 2018
Ndryshe sipas asaj që transmeton “Calciomercato”, PSZH ka arritur marrëveshje personale me Aleks Sandron, i cili te skuadra parisiene do të kishte një pagë vjetore prej 4.5 milion euro, apo 1.7 milion euro më shumë se paga aktuale që merr te kampionët e Italisë.
Rikujtojmë Juve angazhoi Aleks Sandron nga Porto për një shumë prej 20 milion euro, ku ishin shtuar edhe bonuse në vlerë prej 6 milion euro.