Franca të dielën edhe zyrtarisht për herë të dytë në historikun e saj arriti që të shpallet kampione e Botës, duke mundur Kroacinë në Moskë me rezultatin 4:2.
Franca ishte e shkëlqyeshme në këtë kampionat, ndërsa bashkë me të edhe futbollistët, me përjashtim të Olivie Zhiru, i cili kishte një paraqitje të mjerueshme.
Edhe pse shumicën e ndeshjeve i nisi si titullarë, duke zhvilluar plotë 546 minuta në Botërorin e Rusisë, sulmuesi i Çelzit, e besoni dot, apo jo, nuk ka goditur asnjëh goditje në drejtim të portës kundërshtare.
Një gjë të tillë konfirmojnë nga shërbimi i statistikave dhe data bazave Opta, që janë marrë me të gjithë futbollistët e këtij kampionati, ku çmimin e Topit të Artë” e fitojë kroati, Luka Modriç.
546 – Olivier Giroud didn't attempt a single shot on target in 546 minutes at this World Cup for France. Nonplussed.#WorldCupFinal #WorldCup #FRA #CRO pic.twitter.com/PBVR7Ifysr
— OptaJoe (@OptaJoe) July 15, 2018