20 vite më parë Antuan Grizman ishte vetëm 6-vjeç, ndërsa i pasionuar pas futbollit që në atë kohë, ai kërkonte të merrte autografe nga yjet e atëhershëm të Francës, si Zinedine Zidane, Tieri Henry, Lorent Blank, Patrik Vieria, Marsell Desai, Fabian Bartez, si dhe trajneri aktual i Kombëtares franceze, Didie Deshamp.
Ndërkohë pas 20 viteve të plota, ai arrinë të përsëris suksesin e yjeve që i dashuronte aq shumë në atë kohë, duke u shpallur kampion me Francën në Botërorin e Rusisë.
Në videon e mëposhtme shihen dy djem të rinj, njëri prej të cilëve (në ët majtë) është futbollisti aktual i Atletiko Madridit, Antuan Grizman, i cili priste që të merrë autografe nga emra të njohur të futbollit Botëror, të cilët atë kohë me Francën u shpallën kampion Bote, kur si nikoqir të Botërorit të vitit 1998 mundën në finalen e madhe Brazilin me rezultatin 3:0.
Footage of Antoine Griezmann & his friend asking for autographs of the France squad pre the 1998 World Cup. 20 years later, Griezmann a leading light for France in their pursuit for glory in Russia. pic.twitter.com/ciTblWx7bf
— Get French Football News (@GFFN) June 11, 2018