Velesi në finale, Taulant Ismaili “tripletë” ndaj Crna Rekës

Taulant Ismaili ka shkëlqyer sonte në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, duke shënuar 3 gola në fitoren 8:1 të skuadrës së tij, Velesit në transfertën gjysmëfinale ndaj Crna Rekës në Kavadar, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani realizoi tre gola, duke qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar te skuadra e Velesit, së bashku edhe me Igor Leovskin, i cili gjithashtu realizoi një “tripletë”.

Dy golat tjerë për ekipin e trajnerit Bozhoviq, i realizuan Zoran Levevski dhe Martin Todorovski.

Në finalen e madhe Velesi do të përballet me Shkupin, skuadër kjo e cila sonte shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, njëjtë sikurse edhe Velesi.

Të dyja këto skuadra përballë njëra tjetrës në finalen e madhe do të përballen me datë 27 maj në  Strumicë, ndërkohë vetëm një javë më parë do të diskutojnë edhe për titullin e kampionit, kur në palestrën “Enver Idrizi” në Çair do të zhvillojnë ndeshjen e xhiros së fundit për sezonin 2016/2017.

Shkupi kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro, ka 3 pikë epërsi ndaj Velesit, ashtu që “bardhekaltërve” do ju kovenonte edhe një barazim në ndeshjen e 20 majit kundër Velesit për tu shpallur kampion për herë të parë në historikun e tyre, pas tre viteve themelim.

Leave a Reply