Federata argjentinase e futbollit ka njoftuar se Zhorge Sampaoli është shkaruar nga detyra e trajnerit të kësaj kombëtare.
Kjo u arritë pasi palët gjetën një gjuhë të përbashkët, me trajnerin që do të përfitojë një shumë prej 2 milionë eurosh. Sampaoli nuk pati një aventurë të mirë te Argjentina, kombëtare kjo e cila mezi kaloi grupet, që më pas të eliminohet që në 1/8 e finales nga Franca (3:4).
Edhe pse pak ditë më parë u përfol se trajneri do të qëndronte, pas një takimi me presidentin Klaudio Tapia, palët vendosën të “divorcohen”.
Kontrata e Sampaolit me Federatën argjentinase të futbollit ishte valide deri në vitin 2022, por gjatë aventurës së tij në krye të Argjentinës ai arriti vetëm 7 fitore, 4 barazime dhe 4 disfata.
Ende nuk dihet se kush do të zëvendësojë Sampaolin, ndërsa si emra të mundshëm, përmenden ai i Diego Simeones (Atletiko Madrid), Maurisio Poçetinos (Totenham), Matias Almeidas (Guadalahara) dhe Marselo Galjardos.