Vida nuk përmbahet, fyen me nënë

Franca ka përsëritur suksesin e vitit 1998, duke u shpallur edhe për herë të dytë kampion Bote, pasi sot në ndeshjen finale mposhti Kroacinë me rezultat 4:2. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti kroat Domagoj Vida, që pa dyshim se ishte njëri ndër më të mirët në fushë, për një moment ka qenë në qendër të vëmendjes. Ai i nervozuar dukshëm me arbitrin kryesor ka dashur qerojë hesapet me të, mirëpo është ndalur nga bashkëlojtarët e tij.

Më pas është vërejtur duke thënë: “Ta q… nënën”, duke aluduar në gjyqtarin Nestor Pitana, por edhe tek FIFA  si organizatore.

Kroatët kanë reaguar fuqishëm pasi mendojnë se u dëmtuan në rastin e golit të parë, kur arbitrët nuk treguan pozitë jashtë loje, ndërsa gjithashtu edhe në rastin e penaltisë, të cilën arbitri argjentinas e akordoi vetëm me ndihmën e sistemit VAR.

Leave a Reply