Ndeshjet në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, që sot dha edhe emrin e kampiones së re të Botës, i kanë ndjekur më shumë se 3 milion tifoz. Ndeshjet e këtij eventi janë zhvilluar në 11 qytete të ndryshme. Në të gjitha 64 ndeshjet e këtij Botërori prezent në tribunat e stadiumit ishin plotë 3 031 768 persona.
Në bazë të këtyre statistikave Mundiali në Rusi futet në TOP5-shin e kampionateve më të ndjekura në histori. Më shumë tifoz kishte pasur gjatë Botërorit të vitit 1994 në SHBA (3 587 538), 2006 në Gjermani (3 359 439), 2010 në Afrikën e Jugut (3 178 856) dhe 2014 në Brazil (3 429 876).
Mesatarja e shikueshmëri në ndeshjet në Rusi ka qenë 47 371 tifoz. Në këtë drejtim Botërori i Rusisë renditet në pozitën e 10-të në histori.
Në finalen e madhe në stadiumin “Luzhniki” në të cilën Franca mundi Kroacinë me rezultatin 4:2 të pranishëm në tribuna ishin plotë 78 011 tifoz.