Kilian Mbape ka fituar çmimin e futbollistit të ri më të mirë në Botërorin “Rusi 2018”, që edhe zyrtarisht u mbyll sot.
Ylli i Paris Sen Zhermenit pranoi këtë çmim pas përfundimit të finales në “Luzhniki” stadium në Moskë, ku Franca për herë të dytë në histori arriti që të shpallet kampione e Botës.
Mbape shënoi golin e fundit për “gjelat” në fitoren 4:2 ndaj Kroacisë.