Franca është kampionja e ri e Botës, pasi sot në finalen e Botërorit në Rusi në stadiumin “Luzhniki në Moskë mundi Kroacinë me rezultatin 4:2, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo pa dyshim një ndër finalet më interesante nga të gjitha Botëroret e deritanishme, ndërsa do të mbahet mend edhe me përdorimin e sistemit VAR, për herë në parë në histori.
Gjithçka nisi nga një autogol i Mario Manxhukiç në minutën e 18-të, ndërsa Kroacia u kundërpërgjigjë në minutën e 29-të me një super gol të shënuar me të majtën e tij.
Franca u rikthye sërish te epërsia, kësaj rradhe falë një goli të shënuar nga pika e bardhë, të përfituar vetëm falë sistemit VAR, pasi arbitri argjentinas duheshe që të rishikojë pamjet me ngadalsim të përsëritur, për të marrë vendimin në fund, nga i cili përfitoi Antuan Grizman, që në minutën e 36-të shënoi për 2:1.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa pjesa e dytë ishte fenomenale, pasi edhe në të u shënuan plotë 3 gola të tjerë, dy prej të cilëve sërish në rrjetën e Subashiç, dhe një tjetër në rrjetën e Loris.
Franca golin e tretë e realizoi në minutën e 60-të kur përfitoi nga një jo zgjuarsi e mbrojtjes kroate, e cila lejoi që mesfushori francez në tentativën e tij të dytë të shënojë një super gol me të majtën e tij.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm 5 minuta më pas Kilian Mbape shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e Subashiç, duke i shuar shpresat e kroatëve në këtë ndeshje, të cilët deri në fund arritën që të shënojnë edhe golin e dytë, që erdhi pas një gabimi trashanik të portierit Hugo Loris, i cili thjesht i dhuroi golin e dytë Mario Manxhukiç.
Megjithatë ky gol në fund vlejti vetëm për statistike, pasi e gjithë festa ishte për francezët, që arrijnë të fitojnë edhe titullin e dytë kampion Bote, pas atij në vitin 1998, kur si nikoqir kishin mundur Brazilin me rezultatin 3:0.