Roma nënshkruan me portierin Areola, sinjal që Alison mund të kaloj në Angli

Skuadra e Romës ka arritur marrëveshje gojore me portierin e Paris Sen Zhermenit, Alfons Areola, njofton “Premium Sport”, përcjellë “infOSport.mk”.

Kontrata e portierit francez me parisienët skadon gjatë vitit 2019-të, ndërsa “ujqërit” atij i kanë ofruar një kontratë 5-vjeçare.

Transferimi i Areola në “Olimpiko” varet nga e ardhmja e portierit brazilian, Alison, emri i të cilët lidhet me një transferim të mundshëm në Angli.

Dëshira e “Ujkeshës Romake” është që të mbajnë në rradhët e tyre Alisonin, dhe shumë shpejtë pritet që të njëjtit ti ofrojnë një kontratë të re, e cila do të iste valide deri verën e vitit 2023-të, me një pagë dyfish më të lartë nga ajo që merr për momentin, 1.5 milion euro.

Në rast se vendos që të braktis Romën, Alison me shumë gajsa karrierën e tij do ta vazhdojë në Angli. Skuadra e Realit të Madridit u tërhoq nga gara për këtë portier, kjo për shkak shumë së lartë prej 70 milion eurove që kërkojnë drejtuesit e Romës për të shitur atë.

Në këtë mënyrë Çelzi dhe Liverpulli janë dy skuadrat kandidate për nënshkrimin e portierit brazilian.

Leave a Reply