Genç Kalemler dhe Korabi, dy skuadra këto që sezonin e ri do të garojnë në Ligën e Dytë Perëndim gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një miqësore në prag të përgatitjeve për sezonin e ri, njofton “infOSport.mk”.
Në një ndeshje mjaft interesante me plotë 5 gola të shënuar, ishte skuadra nga Banjica e Poshtme e Gostivarit që iu gëzua fitores me rezultatin 3:2 përballëbskuadrës dibrane që zhvilloi një pjesë të dytë më të mirë, kur edhe i shënoi të dy golat.
Ndryshe pjesa e parë foli për Genç Kalemler që e mbylli me dy gola epërsi (2:0), falë golave të shënuar nga Adis Bilali dhe Ismail Abdullah.
Një gol tjetër në pjesën e dytë për Genç Kalemler shtoi edhe Emir Aliu, teksa dy golat për Korabin i realizuan Drilon Koleci dhe Aleksandar Celeski.
🤝 FRIENDLY MATCH | FULLTIME⚽️FC Genç Kalemler 3 : 2 KF Korabi #FCGençkalemler #FCGKKvKFKRB
Публикувахте от FC Genç Kalemler в Събота, 14 юли 2018 г.