Shkëndija të martën do të zhvillojë ndeshjen e kthimit përballë skuadrës së Nje Seints në Uells. Duke pasur parasysh fitoren e thellë 5:0 në ndeshjen e parë në Shkup, Shkëndija udhëton me një komoditet për këtë ndeshje, ashtu që vetëm çudria duhet ndodhur që “kuqezinjtë” nga Tetova të eliminohen.
Ndeshja në stadiumin “Park Hall” në Osuestry do të gjykohet nga arbitrat çek me në krye Pavel Orel, të cilit do ti ndihmojnë edhe Petr Bllazhej dhe Petr Caletka. Arbitër i katërt i këtij takimi do të jetë Ondrej Lerh.
Ndeshja TNS – Shkëndija në program është të martën (17 korrik), me fillim në ora 20:00.