Në internet është publikuar një video klip prej dy minutash, ku shihet se si tifoz të shumtë dalin nga dyqanet e Juventusit në “Alianc Stadium”, duke blerë fanellën e parë “bardhezi” me emrin e Kristiano Ronaldos.
Portugezi 33-vjeçar edhe zyrtarisht do të prezantohet si futbollistë i “Zonjës së Vjetër” të hënën, ndërsa transferimi i tij u bë realitet disa ditë më parë, ndërsa fanellat me numrin №7 dhe emrin e Ronaldos tashmë janë në shitje dhe të njëjtat po shiten me shpejtësi të madhe.
Ndërkohë në një video tjetër të cilën e hasëm në “YouTube”, tifozë të hidhëruar të Realit të Madridit nuk mund të falin yllin e tyre për këtë largim nga “Santiago Bernabeu”, me ç’rast kanë vendosur të djegin fanellën e tij që mbante te skuadra “mbretërore”, ndërsa njëkohësisht brohorisnin “Messi, Messi….”.