Trajneri i Interit, Luçiano Spalleti ka folur në konferencën e parë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore kundër Luganos që do ta zhvillojë nesër.
Stretagu italian është i bindur se me përforcimet e fundit që ka bërë skuadra milaneze, rradhitet ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit në Itali.
“Skuadra po punon shumë mirë dhe ju premtoj se do të arrijmë të formojmë një skuadër me 20 futbollistë të fuqishëm, tek të cilët do të llogarisim në të gjitha turnetë. Perishiç është një futbollist i cili është shumë i fortë fizikisht. Ai mund të barazohet me Ronaldon, pasi është i fuqishëm sikur ai në driblime. Mungesa e tij është loja në ajër dhe një gjë e tillë u pa sezonin e kaluar. Me siguri Perishiç dhe Brozoviç janë ritur edhe më shumë në Botërorin e Rusisë” – u shpreh Spalleti.