Formacionet zyrtare, Renxhers-FC Shkupi

Trajneri Zekirja Ramadani ka bërë publik formacionin me të cilin do të zbret sonte përballë Gllazgou Renxhersit në fushën e stadiumit “Ajbroks”, njofton “infOSport.mk”.

Në formacionin e parë bie në sy spostimi në krahun e djathtë i Ermedin Adem, pozita natyrale e të cilit është mesfusha. Sa u përket futbollistëve tjerë, Muharem Bajrami ka fituar garën me Amir Bilalin dhe do ti bëjë shoqëri Toni Tipuriç në vijën e fundit të mbrojtjes, teksa në portë është i pazëvendësueshmi, Ssuat Zendeli. Nga skema që shihet, Ramadani do të luaj sipas skemës 4-2-3-1, ndërkohë në anën tjetër Stiven Zherard ashtu edhe siç pritej do të aplikojë një lojë mjaft sulmuese, me skemën 4-3-3.

Ndeshja Gllazgou Renxhers – FC Shkupi starton në ora 20:45.

 

Leave a Reply