Është hapur shumë herët ndeshja e dytë gjysmëfinale midis Anglisë dhe Kroacisë, me anglezët që avansuan vetëm pas 5 minutave lojë, njofton “infOSport.mk”.
Luka Modriç ndërhyri në mënyrë të palejuar para zonës së 16-të metërshit, me ç’rast arbitri tregoi goditje dënimi nga një distancë prej rreth 25 metrash, ndërsa ekzekutuesi Tripier ishte perfekt, duke shënuar një super gol dhe duke i dhënë avantazhin kombëtares së tij.
Me siguri se ky gol është një paralajmërim i mirë se në minutat në vazhdim do të shohim një futboll shumë cilësor, ku shpresojmë të mos mungojnë golat e tjerë.