Rabotniçki e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën europiane, duke mundur Honvedin me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë eliminatore të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Jovanovski zhvilluan një ndeshje të mirë, dhe pikërisht loja e tyre e shfaqur sot në stadiumin pranë qendrës stërvitore të FFM-së, Petar Milloshevski, jep shpresa se “romantikët” mund të kalojnë në raundin e dytë kualifikues.
Ostoja Stjepanoviç në minutën e 12-të u kanos i pari në këtë ndeshje, për të rikthyer miqtë me anë të Danilo dhe Vadoç, të cilët megjithatë nuk arritën që të mposhtin portierin Bozhinovski.
Atë që nuk e bënë miqtë, e bëri Petar Petkosvki në minutën e 33-të, kur pasi doli i vetmuar para portierit David Grof, me një goditje precize shënoi për 1:0.
Dhe kur mendohej se me këtë rezultat do të mbyllet pjesa e parë, ashtu nuk mendoi edhe futbollisti mysafir, Gerg Nagji, i cili në minutat shtesë shënoi një super gol nga një distancë prej 30 metrash, për barazim të rezultatit në 1:1.
Mirëpo Rabotniçki si duket më shumë e dëshironte fitoren në këtë përballje dhe në minutën e 60-të, arritën që të shënojnë edhe golin e dytë. Ljubomir Stevanoviç nga e majta mjaft mirë harkoi në zonën kundërshtare, aty ku më së miri u gjind Nikolla Sharkoski dhe me të majtën e tij shënoi për 2:1.
Në fund ky rezultat doli të jetë edhe përfundimtarë, me Rabotniçkin që në ndeshjen e kthimit do të futet me vetëm një gol epërsi.
Ndeshja e kthimit midis Honvedit dhe Rabotniçkit në Hungari, në program është me datë 17 korrik me fillim në ora 18:00.