Besart Ibraimi, “mbreti”  i Shkëndijës në Europë

Besart Ibraimi përveç aftësive të mëdha realizuese që po i dëshmon në futbollin vendor, ai një gjë të tillë po dëshmon edhe në ndeshjet në arenën ndërkombëtare, njofton “infOSport.mk”. Bomberi kërçovar siç dihet tre vite me rradhë po shpallet golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit vendor, edhe atë duke tejkaluar gjithnjë shifrën e 20 golave të shënuar, ndërsa për të tretin vit me rradhë ky super sulmues me golat e tij po e udhëheq Shkëndijën në ndeshjet europiane.

Ibraimi mbrëmë në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve Europian kundër skuadrës uellsiane të TNS realizoi 4 gola në fitoren 5:0 të Shkëndijës, duke arritur kështu në shifrën e 13 golave të shënuar në Europë në gjithsej 19 ndeshje me fanellën e Shkëndijës.

ALL GOALS | Shkëndija vs The New Saints 5-0

Mirëmengjes 🖐 👊Raporti i ndeshjes ➡️ http://bit.ly/2m6Lwje

Публикувахте от KF Shkëndija в Сряда, 11 юли 2018 г.

Edicioni i vetëm në të cilin Ibra nuk ka shënuar gol, ka qenë edicioni 2015/2016, kur në të dyja ndeshjet ndaj skocezëve të Aberdin, Shkëndija kishte shënuar vetëm një gol, në atë barazim 1:1 në Shkup, kur për “kuqezinjtë” shënonte Kirovski, teksa ndeshja në Skoci ishte mbyllur me barazimin pa gola, transmeton “infOSport.mk”.

Mirëpo Ibraimi shpërtheu në dy edicionet e rradhës, kur Shkëndija arrinte deri në fazën “Play-off” të Liga Europa, ku në 16 ndeshje realizoi 9 gola. 4 gola numri 7 i Shkëndijës realizoi në edicionin 2016/2017, teksa edicionin e ardhshëm një gol më shumë, duke theksuar se tre gola realizoi vetëm në ndeshjen ndaj Helsinkit, kur thjesht i vetëm mundi skuadrën finlandeze me rezultatin 3:1.

Statistikat e Besart Ibraimi në Europë me fanellën e Shkëndijës

Sezoni Kompeticioni Ndeshje Gola
2015/2016 Liga Europa 2 0
2016/2017 Liga Europa 8 4
2017/2018 Liga Europa 8 5
2018/2019 Liga e Kampionëve 1 4

Leave a Reply