Shkëndija që sonte mund të themi lirisht se ka siguruar një vend për në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, duke pasur parasysh se “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit vetëm pas 66 minutave lojë kanë arritur të shënojnë plotë 5 gola në rrjetën e skuadrës kundërshtare të The Nju Seints, njofton “infOSport.mk”.
Figurë qendrore te skuadra tetovare është Besart Ibraimi, i cili ka shënuar 4, nga gjithsej 5 golat e Shkëndijës, ndërsa vlen të theksohet se goli i pestë ishte edhe më i bukuri i këtij takimi, kur Ibraimi me të majtën e tij lëshoi një predhë të vërtetë që nuk pati kundërpërgjigje nga ana e portierit mysafit.
Ibraimi morri të gjitha duartrokitjet e merituara në minutën e 75-të nga të pranishmit në arenën “Filipi i Dytë”, kur trajneri Osmani vendosi ta zëvendësojë atë me Shefit Shefitin. (Foto: gol.mk)