Formacioni i mundshëm i Shkëndijës ndaj TNS

Shkëndija sot nis avneturën europiane, mirëpo kësaj rradhe duke garuar në Ligën më prestigjioze europiane, Ligën e Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e vendit në kuadër të fazës së parë eliminatore do të përballet me skuadrën uellsiane të TNS, ndërsa trajneri Osmani tashmë besohet se ka ideuar edhe ekipin, me të cilin do të zbret në fushën e blertë në arenën “Filipi i Dytë”.

Siç e dimë Shkëndija ka paraqitur plotë 27 futbollistë për ndeshjet europiane, ndërsa sonte Qatip Osmani do të hedh në fushë formacionin sipas skemës 4-2-3-1, ku fjalën kryesore në sulm do ta ketë bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi.

FORMACIONI I MUNDSHËM I SHKËNDIJËS
K. Zahov, E. Bejtullai, V. Musliu, M. Adili, M. Murati, A. Alimi, Sh. Taipi (E. Totre), S. Zhunior, M. Radeski, I. Emini, B. Ibraimi

Edhe pse ky i fundit ankohej nga një lëndim i vogël gjatë përgatitjeve në Slloveni, do të jetë i pranishëm në fushë që nga minuta e parë, ndërsa edhe përfundimisht për këtë ndeshje nuk mund të luaj Besmir Bojku.

Në portë pritet të jetë Kostadin Zahov, i cili tashmë ka një eksperiencë bukur të mirë në garat europiane me Shkëndijën, ndërsa vijën e fundit të mbrojtjes do e përbëjnë katërshja, Bejtullai, Musliu, Adili dhe Murati.

Në mesfushë Alimi do të jetë komanduesi i vërtetë, tashmë edhe me shiritin e kapitenit, ndërsa pritet ti ndihmojnë njëri prej futbollistëve të rinj si Shqiprim Taipi, apo edhe Enur Totre. Pikërisht kjo është dilema e vetme e Qatos, ndërsa në vijën ofenzive të mesfushës do të manovrojnë, Zhunior dhe Radeski në krahë dhe Emini në mes, teksa i vetëm në vijën e sulmit do të jetë Besart Ibraimi.

Ndeshja Shkëndija – TNS starton në ora 20:15.

Leave a Reply