Paraqitjet e mira në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, por gjithsesi edhe te Atletiko Madridi gjatë sezonit të kaluar, kanë bërë që drejtuesit e Interit të vihen pas shërbimeve të mbrojtësit të krahut të djathtë kroat, Sime Vrshaljko.
Ky i fundit ka qenë titullarë në 4 nga gjithsej 5 ndeshjet e Kroacisë në Botërorin e Rusisë, duke munguar vetëm në ndeshjen e tretë të grupit kundër Islandës, kur trajneri Daliç kishte vendosur që të pushojë pjesën më të madhe të futbollistëve titullarë. Ndryshe me Atletiko Madridin sezonin e kaluar luajti në gjithsej 29 ndeshje, 21 prej të cilave në La Liga, ku skuadra e tij përfundoi si e dyta, teksa gjithashtu arritën që të triumfojnë në Liga Europa.
Sipas asaj që raporton “Il Corriere dello Sport”, drejtuesit e Interit kanë arritur të gjejnë akordin me futbollistin, i cili ka pranuar të transferohet në “Xhuzepe Meaca”, ashtu që tashmë mbetet të binden edhe drejtuesit “zikaltër”.
I njëjti burim pohon se oferta e parë e Interit drejtuar Atletiko Madridit për shërbimet e kroatit ka qenë 20 milionë euro, teksa nga klubi madrilen kërkojnë 25 milionë euro.