Një ndër transferimet më të bujshme që mund të bëhet këtë verë, është kalimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi, por mesa duket, as PSZH-ja nuk ka ndërmend që të ndalet në këtë merkato. Së fundmi, “Mundo Deportivo” raporton se klubi parisien është i gatshëm të paguajë një shumë prej 270 milionë eurove, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e brazilianit, Filipe Kutinjo.
Përveç faktit se Kutinjo është një ndër lojtarët më të mirë të momentit, parisienët mund ta përdorin atë si një “armë” plus, për të mbajtur në Paris edhe yllin tjetër brazilian, Nejmarin, me të cilin Kutinjo ka një shoqëri të ngushtë. Madje thuhet se pikërisht Nejmar po insiston në këtë transferim,njëjtë sikurse insistonte që Kutinjo të vinte edhe te Barcelona.
Gjithashtu thuhet se Nejmar ka kërkuar nga ana e drejtuesve të PSZh-së, që të shesin Kavanin dhe të sjellin në “Parkun e Princërve”, Luis Suarezin, duke bërë që në këtë mënyrë të bashkohet treshja e Barcelonës, Nejmar-Suarez-Kutinjo.