Berat Jakupi: Edhe medalje olimpike të fitosh, kryetari i Komunës nuk ti hap dyert dot (VIDEO)

Berat Jakupi fundjavën që lamë pas në Koxhaeli të Turqisë morri pjesë në Evropianin e karatesë për seniorë. Ai në këtë event të madh të karatesë arriti që të shpallet nënkampion, pasi në finalen e madhe humbi nga turku Ugur Aktash, edhe atë vetëm me deklarim të gjyqtarëve, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo edhe përkundër këtij suksesi kryetari i Komunës së Gostivarit, nga i cili qytet vjen edhe vetë Jakupi nuk e pa të arsyeshme për ta ftuar atë në një takim dhe për ta uruar për këtë arritje të madhe.

Një sjellje e tillë  nga ana e numrit një të Komunës së Gostivarit si duket ka revoltuar edhe vetë Berat Jakupin, i cili në profilin e tij në facebook përmes një videoje, ku shihet qartë se si presidenti i shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan, përmes një thirje të drejtpërdrejtë telefonike uron presidentin, stafin dhe garuesit e reprezentacionit Turk të Karatesë, duke ju dhënë atyre përkrahje, motivim dhe stimulim, gjë kjo që i mungoi karateistit shqiptarë.

“Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan me thirje të drejtpërdrejtë telefonike uron presidentin, stafin dhe garuesit e reprezentacionit Turk të Karatesë si përkrahje dhe motivim e stimulim moral për garuesit turq. Ajo që në shtetin tonë edhe po të kthehesh me fitore olimpike edhe kryetari i komunës stë hap dot dyert” – kishte shkruar në profilin e tij zyrtarë nënkampioni i Evropës, Berat Jakupi.

 

 

Leave a Reply