Skuadra angleze e Mançester Junajtedit ka bërë një sondazh lidhur me mundësinë e blerjes së Kristiano Ronaldos nga rradhët e Real Madridit.
Shefi ekzekutiv i “Djajve të Kuq” Ed Vudvard ka pasur gjithmonë synimin për të rikthyer portugezin në “Old Trafford” dhe ka marrë zemër nga lajmi se “CR7” ka vendosur të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Mançester Junajtedi ka nisur punën për blerjen e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në momentin që mësoi për ofertën e Juventus karshi 33-vjeçarit, të cilit do t’i japë 30 milionë euro në vit, ndërsa edhe 100 milionë euro të tjera Juventusit, për blerjen e kartonit të yllit portugez.
Bisedimet për kalimin e Ronaldos te Juventusi janë në avansim e sipër, megjithatë Junajtedi është gati ti prishë ëndërrën skuadrës kampione të Italisë, pas edhe këta i kanë të gjitha mundësitë financiare për të barazuar, ose ndoshta kaluar, ofertën e kampionëve të Italisë.
Një interesim i këtillë nga Mançester Junajtedi, i shkon për shtati edhe presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, i cili në këtë mënyrë automatikisht do të rriste vlerën e Kristiano Ronaldos.