Messi i Iranit paralizon trafikun e qytetit

Quhet Reza Parastesh, është një student i cili jeton në qytetin Hamedan, është bërë VIP, pasi ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me yllin argjentinas Lionel Mesi. Parastesh mundohet të imitojë sa më mirë Mesin, në çdo gjest, pasi tashmë është i prenotuar për intervista, kontrata modelimi dhe mbrëmje nëpër klube e diskoteka.

Para disa muajsh babai i djaloshit i shkrepi një foto me fanellën e Barcelonës dhe ia nisi një uebsajti sportiv, që menjëherë i kërkoi një intervistë dhe e bëri të famshëm në gjithë Iranin.

Që atëherë, Reza është bërë një personazh shumë popullor, pasi të gjithë e ndalin për fotografi, aq sa ditët e fundit policia në qytetin e vet e ka shoqëruar në rajon. Arsyeja? Një lumë njerëzish kishte ndaluar për të parë sozinë e Mesit dhe u shkaktua kaos total me trafikun, duke ndalur makinën e tij.

Nuk ka ndonjë arsye për arrestim, por thjesht këshillim për të evituar situata të tilla, pasi po bëhen paksa të shpeshta.

(huazuar nga sportal.al)

Leave a Reply