Skuadra e Atletik Bilbaos sot edhe zyrtarisht ka prezantuar mbrojtësin e ri, Juri Berçiçe, i cili në “San Mamesh” erdhi nga rradhët e Paris Sen Zhermen.
Spanjolli 28-vjeçar kështu vetëm pas një viti rikthehet në vendlindje, aty ku tashmë do të mbajë veshur fanellën e rivalit të përbetuar të Real Sociedadit, nga e cila skuadër në vitin 2017-të ishte transferuar te PSZH-ja.
Berçiçe me Atletik Bilbaon ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022, ndërsa në marrëveshjen mes palëve ekziston një klauzolë, sipas së cilës skuadra që do të tentojë të transferojë mbrojtësin e majtë spanjoll do të duhet të paguajë 100 milion euro.
Sipas “L’Equipe” Atletik Bilbao për shërbimet e Berçiçe ka paguar nga 23-25 milion euro.
📸@yuriberchiche 🏟 #AthleticClub #OngiEtorriYuri🦁 pic.twitter.com/NO1QNEItHG
— Athletic Club (@Athletic_en) July 6, 2018