Xherdan Shaqiri mund të vihet nën urdhrat e Hoze Murinjos sezonin e ardhshëm.
Futbollisti me origjinë nga Kosova, që përfaqëson Zvicrën, pritet të marrë një ofertë nga “Djajtë e Kuq”, që sipas raportimeve të “The Sun” janë gati të paguajnë klauzolën që e çliron 26-vjeçarin nga Stouk Siti.
Më rënien e kësaj të fundit nga Premierliga, Shaqiri, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes palëve, mund të ndërpresë kontratën për 12 milionë sterlina, shumë këtë, të cilën Mançesteri është i gatshëm ta paguaj.
Fillimisht u përfol për një interesim të Liverpullit, por tashmë ka hyrë në garë edhe Junajtedi. Murinjo, që është i ftuar në Rusi për të komentuar ndeshjet e Botërorit, duket se është bindur nga paraqitja e lojtarit shqiptar në Rusi, pavarësisht se Zvicra nuk ia doli që ta kalonte fazën e 1/8-ave përballë Suedisë.
Dëshira e Shaqirit është që të mbetet në Premierligë, ndërsa një transferim te gjigandët nga “Olld Traford”, do tëbishte i mirëseardhur.
Gjatë sezonit të kaluar lojtari shtatshkurtër u aktivizua në 36 ndeshje me Stouk Sitin në Premierligë, duke shënuar edhe 8 gola.