Vanja Markoviç më nuk është pjesë e Vardarit. Futbollisti serb dhe skuadra nënkampione e Maqedonisë me marrëveshje të dyanshme kanë prishur marrëveshjen, teksa karrierën e tij 24-vjeçari Markoviç ka vendosur ta vazhdojë në Portugali, duke nënshkruar me skuadrën e Farenses.
Ndryshe Markoviç te Vardari erdhi gushtin e vitit të kaluar nga rradhët e skuadrës polake të Korona Kielce, ndërsa brenda gati një viti ai zhvilloi 27 ndeshje zyrtare, përfshirë këtu ata të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, Kupës së Maqedonisë si dhe ndeshjet e Liga Europa.