Mbrojtësi suedez, Pontus Janson gjatë ditës së djeshme ishte në qendër të vëmendjes pas atij gjesti të bërë në stërvitje, kur me duar kishte krijuar shqiponjën dy krenare. Edhe pse fillimisht u morr ky si provokim nga ana e tij, dedikuar futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, më konkretisht Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, ka qenë vetë Janson ai i cili i ka dhënë fund kësaj çështje duke u shprehur nëpërmjet faqes së tij në “Instagram”, se simbolin e shqiponjës e ka bërë për miqtë e tij shqiptarë.
“Për të folur rreth shqiponjës që kam bërë, nuk ka asgjë të bëj me Zvicrën apo politikën, por unë e bëra këtë pasi që i vogël kam pasur disa miq shqiptarë”, ka thënë Janson.
27-vjeçari suedez ndryshe është shok skuadre me Ezgjan Alioskin te Lids Junajtedi.