Gjatë ditës së sotme u zhvillua ndeshja e parafundit e 1/8 së finales midis Zvicrës dhe Suedisë, ndeshje kjo që në fund u takoi suedezëve me rezultatin minimal 1:0. Në këtë mënyrë Suedia pas plotë 24 viteve arriti të kalojë në fazën çerekfinale në një Botëror, ndërsa menjëherë pas përfundimit të ndeshjes FIFA ka bërë të ditur se është arritur shifra prej 40 milionë tifozë që kanë qenë të pranishëm në stadiume për të ndjekur ndeshjet e Kupës së Botës.
Shifra shumë të rëndësishme për këtë kompeticion. Që nga ndeshja e parë të këtij turneu që daton në vitin 1930 edhe deri më sot, 40 milionë njerëz kanë ndjekur ndeshjet e Botërorit në stadiume, shifër fantastike, duke e menduar që është e njëjta shifër me popullsinë e Argjentinës.
Ndryshe rekordin e takimit më të shikuar në një Botëror, e mban ndeshja midis Brazilit dhe Uruguait e zhvilluar në Botërorin e vitit 1950 në Brazil, kur në stadiumin “Marakana” të pranishëm ishin plotë 199.854 tifoz.
Në atë ndeshje fitorja i kishte takuar Uruguait, që njëherit ishte shpallur kampione e Botës për të dytën herë në histori.