Monako ka konfirmuar blerjen e adoleshentit të Barcelonës, Robert Navarro. Mesfushori me tpare sulmuese, i cili ka luajtur për moshat e Spanjës, përshkruhet nga Monako si “shpresa e madhe e gjeneratës së tij.”
Navarro ka ardhur pas blerjes së Ëillem Guebbels, një lojtar i moshave të Francës cili i është bashkuar për 20 milion muajin e kaluar.
“Monako është klub i madh që mbështetet te stërvitja dhe u jep mundësi lojtarëve të rinj të tregojnë aftësitë e tyre në nivelet më të larta. Qëllimi im është të punoj fort dhe të përmirësohem.” – tha Navarro.
Monako gjithashtu ka bërë për vete edhe sulmuesin anësor të Troja, Samuel Grandsir, teksa nga rradhët e skuadrës nga Principata janë larguar, Thomas Lemar dhe Fabinjo.
✍️ AS Monaco are thrilled to announce the arrival of attacking midfielder Robert Navarro from @FCBarcelona. Welcome to the club, Robert 👍👏. pic.twitter.com/WrA9ezHs7A
— AS Monaco EN (@AS_Monaco_EN) July 2, 2018