Skuadra nga “Serie A”, Bolonja është hedhur në sulm për mbrojtësin shqiptarë, Lirim Kastrati. Bëhet fjalë për një futbollist mjaft të ri në moshë, vetëm 19-vjeç, që aktualisht është pjesë e grupmoshave të reja të Romës.
Kastrati me “verdhekuqtë” nga kryeqendra italiane numëron 57 ndeshje dhe dy gola, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat në Itali marrëveshja mes klubeve është shumë pranë dhe futbollisti shqiptarë mund të veshë fanellën e Bolonjas, te e cila skuadër shpreson të depërtojë dhe të luaj edhe për ekipin e parë.
Natyrisht se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë edhe te Bolonja, por gjithsesi se do të ishte një sfidë e re për mbrojtësin e talentuar shqiptarë, i cili në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares shqiptare, ndërsa aktualisht është pjesë e përfaqësueses “A” të Kosovës, për të cilën ka zhvilluar dy ndeshje, edhe atë një në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”, (kundër Islandës), si dhe një tjetër ndaj Letonisë (miqësore).