Administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone, ka paralajmëruar se skuadra e sezonit të ardhshëm do të ketë “tre blerje cilësore”, përveç futbollistëve të angazhuar deri më tani.
“Kemi mjaftueshëm para, nëse do të investonim në merkaton. Presidenti Li ka qenë gjithmonë i gatshëm dhe në dispozicion të skuadrës. Duhet të përballemi me “Fair Play”, që vitin e kaluar na ka lejuar të bëjmë një merkaton të rëndësishme dhe këtë na kërkon të ruajmë një balancë mes blerjeve dhe shitjeve. Kjo është ajo që duhet të presim” – ka thënë Fassone.
Rikujtojmë Milani ditë më parë u dënua nga UEFA me dy vite pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, gjë kjo që shtyu frikën e tifozëve “kuqezi” se pjesa më e rëndësishme e futbollistëve mund të largohen.
Ndër futbollistët që kërkohen nga skuadra të mëdha europiane, janë kapiteni Leonardo Bonuçi, partneri i tij në mbrojtje, Romanjoli dhe fantazisti spanjoll, Suso.