Skandal në Greqi, kontrata e Bathës anulohet për një festim me shqiponjë

Është bërë publike arsyeja që ka bërë të dështojë transferimi i Idriz Bathës drejt klubit të AEL Limasolit në Greqi, njofton “vipsport.al”, përcjellë “infOSport.mk”.

Sipas një bisede të botuar nga ana e “Gazzetagr”, drejtori sportiv i klubit grek i shpreh menaxherit të futbollistit faktin se nuk mund të marrë Bathën në skuadër, për arsyen se ai ka bërë simbolin e Shqipërisë së Madhe përpara disa kohësh.

“Në krye të radhës duhet të them se ti ke bërë një gabim të madh për të anuluar këtë marrëveshje pasi na the se lojtari kishte shumë oferta, përshembull nga Astra ku lojtarit i ofrohej 8.000 euro. Gjithashtu na the se fiton 6.000 euro në vit në skuadrën e tij, ndërsa ai merr vetëm 4.000 euro. Pas kësaj, arsyeja e vërtetë që ne e anuluam këtë marrëveshje, është fakti se kemi parë një foto të futbollistit në internet ku ai feston me simbolin e Shqipërisë së Madhe. Kjo është vërtetë një gjë e keqe, pasi në skuadër ne kemi shumë serbë, ndërsa Shqipëria e Madhe përfshin disa pjesë të Maqedonisë, Greqisë dhe kjo do të dëshpëronte tifozët e klubit”, ka thënë Vasilis Vanis, drejtori sportiv i AEL-it.

Idriz Batha, emri i të cilit lidhet ngushtë edhe me Shkëndijën, në foton kur kishte bërë shqiponjën dy krenare, shihet bashkë me ish futbollistin e Rabotniçkit, Gëzim Krasniqin, nga koha kur që të dy ishin pjesë e Partizanit.

Leave a Reply