Një autogol i shënuar nga mbrojtësi Manuel Akanzhi në minutën e 66-të, i ka dhënë avantazhin Suedisë në përballjen e 1/8 së finales kundër Zvicrës, që tashmë duhet të sulmojë, në rast se dëshiron të mbetet edhe më tej pjesë e këtij kampionati Botëror në Rusi, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo hera e tretë që Zvicra ndodhet në disavantazh në këtë Botëror, ku dy herët e para i’a arriti që ti shpëtoj disfatës, mirëpo mbetet nëse një gjë të tillë do të bëjë edhe sot, ndoshta në ndeshjen më të rëndësishme të këtij eventi.
Ndaj Brazilit në fund nxorri barazim 1:1, teksa ndaj Serbisë edhe përkundër disavantazhit 0:1, në fund falë golave të shënuar nga Xhaka dhe Shaqiri shënoi fitore me rezultatin 2:1.