Gjigandët gjerman të Bajernit të Munihut, janë favorit kryesor për nënshkrimin e sulmuesit francez të Mançester Junajtedit, Entoni Martial.
Për shërbimet e tij gjithashtu interesohen edhe Juventusi dhe Totenahmi, mirëpo “bavrezët” thuhet të jenë në avantazh dhe se 22-vjeçarin e konsiderojnë si pasuesin ideal të Frank Riberi e Arjen Roben, të cilët sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të mbyllin aventurën e tyre te shumë herë kampionët e Gjermanisë.
Martial pjesë e Mançester Junajtedit u bë në vitin 2015-të, kur erdhi nga rradhët e Monakos, por me ardhjen e Hoze Murinjos në krye të skuadrës, ai ka luajtur shumë pak me ekipin e “Djajve të Kuq”, ashtu që tashmë është më se i bindur për tu larguar nga “Oold Traford”.