Në dhjetë vitet e fundit është rritur për 40 për qind numri i zviceranëve me nënshtetësi të dyfishtë. Kjo do të thotë se çdo i katërti shtetas i Zvicrës mban një pasaportë të dytë.
Këto të dhëna janë marrë nga 916 mijë njerëz që jetojnë në Zvicër dhe 560 mijë shtetas të Zvicrës që jetojnë jashtë vendit.
Statistikat u publikuan nga gazeta zvicerane “NZZ” pasi dy futbollistët e Zvicrës me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, festuan golat kundër Serbisë me gjestin që prezanton figurën e shqiponjës, përcjell KP.
Kjo gjë ngriti debat në Zvicër se çka do të thotë të jesh zviceran në shekullin e 21-të.
Nënshtetësia e dyfishtë u bë legale në Zvicër në vitin 1992. Rritja e numrit të qytetarëve me dy pasaporta ka ardhur kryesisht për shkak të emigrimit dhe martesave në mes të njerëzve të nacionaliteteve të ndryshme, fëmijët e të cilëve mund t’i mbajnë dy pasaporta.