Belgjika është rikthyer në lojë në ndeshjen e 1/8 së finales kundër Japonisë, duke ngushtuar epërsinë e japonezëve në 1:2, njofton “infOSport.mk”.
Pas dy golave të shënuar në një interval kohor prej vetëm 4 minutash nga ana e Haraguçit (48’) dhe Inuit (52’), Belgjika u kundërpërgjigjë në minutën e 69-të me një super gol të shënuar nga ana e mbrojtësit, Vertongen.
Ky i fundit në këtë mënyrë u nxorrë disi për atë gabim të minutës së 48-të, kur i mundësoi Takashi Haraguçit për të shënuar në rrjetën e Kurtua.
Mirëpo që gëzimi të jetë edhe më i madh në mesin e futbollistëve belg, u përkujdes rezervisti Maruane Fellaini, i cili në minutën e 73-të me kokë arriti që edhe për herë të dytë të mposhtë portierin japonez, Kavashima.