Pas pak në stadiumin “Cosmos Arena” në Samara do të zhvillohet takimi i 1/8 së finales midis Brazilit dhe Meksikës, njofton “infOSport.mk”.
Të dyja kombëtaret futen maksimalisht të përgatitura dhe me shpresë se do i’a dalin në fund të marrin fitoren. Meksika frymëzohet nga ajo fitore e madhe ndaj Gjermanisë në fillim të këtij Botërori, teksa Brazili te fondi i futbollistëve që ka, edhe pse për takimin e sotshëm trajneri Tite nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve të krahut, Marselo dhe Danilo.
Në anën tjetër te Meksika nga minuta e parë do të jetë edhe veterani, Rafa Markez.
Ndeshja Brazil-Meksikë starton në ora 16:00 dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri italian, Xhaluka Roki.
FORMACIONET ZYRTARE |
BRAZILI: Alison, Fagner, Tiago Silva, Miranda, Filipe Luis, Kasemiro, Paulinjo, Kutinjo, Nejmar, Gabriel Hesus, Uillian. |
MEKSIKA: Oçoa, Alvarez, Ajala, Markez, Salsedo, Gajardo, Herrera, Guardado, Lozano, Vela, Çiçarito. |