Vardari të dielën edhe zyrtarisht festoi titullin e 10-të kampion, duke vazhduar në këtë mënyrë dominimin në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë ajo që ishte e dhimbshme dje, ishte numri i tifozëve në tribunat e stadiumit, ku mezi ishin mbledhur 50 tifozë, për të festuar titullin kampion, të tretin me rradhë.
Vardari një gjë të tillë bëri katër xhiro para përfundimit të kampionatit, duke grumbulluar plotë 75 pikë, 13 më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Shkëndija, që edhe për të dytin vit me rradhë dështoi ti rrëmbejë titullin e kampionit skuadrës shkupjane.
Megjithatë për dallim nga skuadra tetovare, e cila gjatë gjithë sezonit u ndoq nga një armatë e madhe prej tifozëve, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Vardarin, gjë kjo që u dëshmua edhe të dielën, kur edhe përkundër thirrjeve të futbollistëve “kuq e zi” në krye me kapitenin Boban Grnçarov për ti përkrahur ata në ndeshjen kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, një thirrje e tillë nuk hasi në përgjigje nga ana e “Komitëve”, të cilët vazhudan me avazin e vjetër, duke bojkotuar ekipin e tyre.
Megjithatë një gjë e tillë nuk pengoi Vardarin për të triufmuar, edhe atë bindshëm ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultatin 6:0, duke konfimruar në këtë mënyrë titullin e 10-të kampion në historinë e futbollit në vend.
Pas tyre me 4 tituj renditet Rabotniçki, Sileksi dhe ish Slloga Jugomagnati (tashmë FC Shkupi) kanë nga tre tituj, Pobeda ka dy tituj, ndërsa Makedonija Gj.P, Renova dhe Shkëndija kanë nga një titull të fituar.
(Foto: ekipa.mk)