Pas aventurës 6 mujore te skuadra e Pobedës në elitën e futbollit vendor, Altin Lloga sërish rikthehet në folenë e vjetër, te Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Është ky përforcimi i dytë i bujshëm i drejtuesve të skuadrës strugane, që ditë më parë zyrtarizuan edhe Nijas Lenën.
Lloga me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opcion për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.
Lloga te Pobeda u transferua merkaton e janarit pikërisht nga rradhët e Struga Trim Lum, ndërsa luajti në plotë 18 ndeshje, duke shënuar edhe dy gola. Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Gostivarit dhe Vëllazërimit në Maqedoni, teksa në Shqipëri kishte luajtur me Elbasanin, Laçin dhe Kamzën.