Skënderbeu gati të rikthejë edhe sulmuesin e Rabotniçkit, Gofri!

Dënimi nga ana e UEFA-s për Skënderbeun, ka bërë që disa nga futbollistët më të mirë të kësaj skuadre të largohen dhe ti japin lamtumirën skuadrës korçare, që tashmë po mbështetet tek futbollistët e saj të huazuar nëpër skuadra të ndryshme, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj, njofton “infOSport.mk”.

Pas sulmuesit të Trepçës ’89, Oto Xhon, drejtuesit e skuadrës së Skënderbeut janë të gatshëm për të rikthyer edhe sulmuesin e tyre Çarls Gofri, i cili sezonin e kaluar në formë huazimi luajti te Rabotniçki.

Çinedu verteton fitoren e Rabotniçkit ndaj Sileksit

Rabotniçki shenon edhe golin e dyte ndaj Sileksit. RABOTNIÇKI – SILEKSI 2:0 FT(Ç. Çarls 90+')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 април 2018 г.

Ai me fanellën e “romantikëve” zhvilloi 28 ndeshje kampionale, duke realizuar edhe 11 gola, shifra këto që kanë bindur drejtuesit e Skënderbeut, me në krye Ardjan Takajn, që të rikthejnë sulmuesin nigerian në Korçë.

Gofri pritet që ti bashkohet Skënderbeut me datë 5 korrik, kur tashmë trajneri i ri, Orges Shehi do të ketë grumbullimin e parë me futbollistët e tij, ndërsa përveç tij dhe Oto Xhon, golashënuesit më të mirë në Superligën e Kosovës, Skënderbeu në folenë e saj do të rikthejë edhe Ardit Hoxhajn, që ishte pjesë e Flamurtarit.

Rikujtojmë Çarls Gofri gjatë ditës së sotme shënoi golin e vetëm dhe të barazimit për Rabotniçkin në miqësoren ndaj Domzhales (1:1), ndërsa huazimi te Rabotniçki i ka përfunduar pikërisht gjatë ditës së sotme.

Ndryshe nigeriani 20-vjeçar me Skënderbeun ka kontratë deri verën e vitit të ardhshëm (30.06.2019).

Rabotniçki avanson ndaj Shkupit gjate 45 minutave te paraRABOTNIÇKI – FC SHKUPI 1:0(Çinedu 45+')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 октомври 2017 г.

Leave a Reply