Suarez dhe Kavani vazhdojnë, Ronaldo kthehet në shpi (VIDEO)

Uruguai është çerekfinalisti i dytë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, pasi në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales arriti që të mposhtë kampionët e Europës, Portugalinë me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Figurë qendrore në fitoren e uruguaianëve ishte sulmuesi Edinson Kavani, i cili shënoi të dy golat, nga një në secilën pjesë.

Golin e parë sulmuesi i PSZH-së e shënoi që në minutën e 7-të, teksa golin e dytë, që ishte një super gol, Kavani e realizoi në minutën e 63-të.

Paraparakisht shpresat e “luzitanëve” i riktheu mbrojtësi i Beshiktashit, Pepe, me golin e realizuar në minutën e 55-të, mirëpo kundërpërgjigjja erdhi nga ana e Kavanit, i cili për shkak të një dëmtimi në minutën e 74-të duheshe që të braktis fushën.

Në çerekfinale Uruguai do të përballet me Francën, që më herët në një ndeshje spektakolare eliminoi Argjentinën e Lionel Messit.

Leave a Reply