Skuadra kampione e Kosovës, Drita falë fitores së mbrëmshme 1:4 ndaj skuadrës së Linkoln nga Gjibraltari në ndeshjen finale të turit para eliminatorë në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, arriti që të siguroj një vend për në turin eliminator, ku përballë do të ketë skuadrën kampione të Suedisë, Malmon, njofton “infOSport.mk”.
Përveç këtij suksesi historik, skuadra nga Gjilani arriti që të pasurojë arkat e saj, ku deri më tani ka siguruar plotë 1 milion e 30 mijë euro.
Fitimi i këtij mini-turneu, i dhe Dritës plot 230 mijë euro, ndërkohë që pjesëmarrja në turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, në këtë rast kundër Malmos, pavarësisht rezultatit, i jep Dritës edhe 280 mijë euro të tjera shpërblim.
Duke qenë se Drita nuk arrin të kualifikohet për në grupe, atëherë fiton vetëm 260 mijë euro të tjera si ngushëllim, ndërsa fakti që do të luajë në turin e dytë të Liga Europa, gjithnjë nëse humbas nga Malmo, i jep Dritës edhe 260 mijë euro të tjera shpërblim. Një verë kjo e këndshme për skuadrën gjilanase, e cila për këtë vit ka siguruar buxhetin e saj, sa u përket ndeshjeve në Superligën e Kosovës.