Berisha ka arritur të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën e famshme japoneze Shanfrencce Hiroshima.
Besart Berisha duke iu gëzuar një golit të shënuar me fanellën e Melbourne Victory
Burime të “Telegrafit” të afërta me sulmuesin kanë zbuluar edhe detajet e kontratës së Berishës në Japoni.
Nga transferimi i Berishës në Japoni burime të “Telegrafit” tregojnë se skuadra e Melbourne Victory ka fituar mbi një milionë euro.
Ndërkohë paga e Berishës për një vit e gjysmë do të jetë plot katër milionë euro neto.