Vetëvritet ish agjenti historik i Maradonës (VIDEO)

Menaxheri historik i Diego Armando Maradons, Horhe Siterspiler është vetëvrarë në moshën e tij 58-vjeçare.

Agjenti i futbollit kishte kërcyer nga kati i 7-të i hotelit në Puerto Madero, një ndër hotelet më të reja të ndërtuara në rajonin administrativ të Buenos Ajres.

Ende nuk janë të qarta arsyet e vetëvrasjes. Mediat në Argjentinë raportojnë se kohë e fundit ai kishte jetuar në dhomën 707 të hotelit në fjalë, prej ku edhe kishte vendosur ti jap fund jetës së tij.

Siterspiler dhe Diego Maradona janë miq që nga vitet e 70-të, ndërsa si agjent i legjendës së futbollit argjentinas dhe botëror, ai është prezantuar në periudhën nga viti 1977, deri në vitin 1985.

Ka qenë pikërisht Siterspiler, ai i cili kishte ndërmjetësuar në transferimet e Maradonas nga Argjentinos Xhuniors te Boka Xhuniors, dhe më pas edhe te Barcelona dhe Napoli.

Që të dy kishin ndërprerë bashkëpunimin gjatë vitit 1985, mirëpo edhe përkundër kësaj miqësia e tyre kishte vazhduar.

Vetëm disa orë para se Siterspiler ti thotë lamtumirë kësaj bote, 10-shi legjendar i Argjentinës, Diego Armando  Maradona, iu rikthye punës së trajnerit, duke nënshkruar kontratë me skuadrën e Ligës së Dytë Arabe të Al-Fujairah.

 

Leave a Reply