Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka caktuar datat për startin e sezonit të ri futbollistik.
Sezoni 2018/2019 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë edhe këtë vit do të numërojë 10 skuadra dhe do të zhvillohet me sistemin katër rrethor, ndërsa i njëjti do të startojë me 5 gusht.
Shkëndija do të mbroj titullin e kampionit, ndërsa përveç skuadrës tetovare pjesë e elitës do të jenë edhe Shkupi, Sileksi, Renova, Rabotniçki, Pobeda, Makedonija Gjorçe Petrovi, Vardari, Bellasica dhe Akademia Pandevi.